Zeqirija Ibrahimi i Alternativës : VV-ja dëshmoi se SHIK-u nuk mund ta vrasë vullnetin e popullit

Menduan se kur i përçajnë partitë opozitare, ashtu i fitojnë. Por, doli matematikë e gabuar.
VV-ja sonte dëshmoi se SHIK-u vret, por nuk mund ta vrasë vullnetin e popullit.
Tash e kanë rendin edhe shqiptarët në Maqedoni të dëshmojnë se as përçarjet, as blerjet e gjykatësve, e as tentimi enverist për vrasje të vullnetit të rinisë shqiptare nuk mund ta vrasin shpresën dhe entuziazmin për fitore.
Më 1998 ra titizmi jugosllav shqiptar në Maqedoni.
Më 2020 e ka rendin të bie enverizmi shqiptar në Maqedoni.

Urime VV! , ka shkruar anëtari i Kryesisë Qendrore të Alternativa-s Zeqirija Ibrahimi.