Sylejman Çerkezi: “Nuk blehëm dot për pushtet, e kam dëshmu më herët”

Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi Prof. Dr. Sylejman Çerkezi ishte i ftuar në Emisionin “Intervista” të gazetarit Kelment Baçi në Drita Televizon.

Kryetari Çerkezi i pyetur nga gazetari se Cila do të ishte këshilla e parë që qeveria e re e krijuar pas zgjedhjeve të mbas 6 tetorit do të merte per vendimin e parë?

Kryetari Çerkezi : Këshilla e parë jo por kushti i parë dhe i vetëm është absolutisht lufta kundër korupcionit dhe nepotizmit, barazi për të gjithë dhe drejtësi mbi të gjitha dhe këto do të jenë sllogane dhe detyra të çdo qeverie që do të vijnë pas.

Ai gjithashtu shtoi se në këto pika nuk do të ketë lëshime për ndryshe ai nuk do të bëhet pjesë e qeverisë, po ashtu ai shtoi se ” Nuk blehëm dot për pushtet, e kam dëshmu më herët”

Në këtë emision z. Sylejman Çerkezi, Kryetari i Partisë Lëvizja për Drejtësi foli gjerësisht për riangazhimin e tij politik në Kosovë, fushatën zgjedhore, koalicionet e mundëshme dhe mundësitë reale të Lëvizjes për Drejtësi si një forcë e re politike që kërkon ndryshimin rrënjësor të mënyrës së përfaqësimit të qytetarëve në vendimmarrje dhe polikbërjen në Kosovë. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni intervistën :