Sulmet ndaj Logos-A janë sulme ndaj librit e ndaj dijes

Mirlind Behluli

Menduh Thaci, politikan ne Maqedonine Veriore, ka disa dite qe po sulmon shtepine botuese Logos-A. Ta them te drejten, as ne imagjinaten time me te shthurrur, nuk e kam menduar ndonjehere qe do reagoja karshi deklarimeve te Menduh Thacit. Madje, edhe tash kur po e shkruaj kete reagim, kam dyshime te medha ne ia vlen barra qirane te shkruash per ato cfare flete Menduh Thaci. Megjithate, qe ne krye te heres, me duhet ta bej te qarte nje gje. Ky reagim nuk eshte kundrejt qytetarit Menduh. Por, shkrimi im eshte kunderpeshe ndaj akuzave te politikanit Thaci.

Menduh Thaci si qytetar eshte i parendesishem, por si politikan – e posacerisht sulmi ndaj nje shtepie botuese – eshte i rrezikshem. Eshte precedent i pakuptimte. Shkrimi im nuk eshte apologji ndaj Logos-A, pasiqe nuk ka per cfare te mbrohet kjo shtepi botuese – pervec sulmeve te politikanit Thaci. As nuk eshte lavderim e as perligjje per punen qe ben, por thjesht pershtypja ime se si e shoh veprimtarine e Logos-A.

Pra, arsyeja e pare se pse shkruaj per Logos-A eshte politikani Thaci. Menduh Thaci eshte fenomen i rendesishem brenda per brenda politikes se shqiptarve te Maqedonise se Veriut. Eshte i rendesishem, kryesisht, per shkak te implikimeve negative qe ka. Menduh Thaci eshte shperfaqja e tipoligjise se politikanit te pas 2001; ne te eshte i rrenjosur mendesia e kusarit: padituria krahas vjedhjes. Per politikanin kusar, secila ndermarrje e diturise eshte e rrezikshme. Politikani Thaci ka te dyja premisat e politikanit kusar: eshte edhe injorant edhe vjedhes. Tek ai gjendet edhe padituria edhe mafiozlleku. Prandaj edhe urrejtja ndaj Logos-A eshte e kuptueshme. Ne fakt, eshte simptomatike; akuzat e Thacit jane deklarime shenjuese te nje politikani qe urren librin. E mbijetesa kaq e gjate politike e ketij tipi politikani eshte tragjedi per shqiptaret e Maqedonise se Veriut.

Dija e morali qe gjendet ne librat e botuar nga Logos-A sulmon thelbesisht te dy premisat e polikanit kusar te tipit te Menduh Thacit. Qe 30 vite, Logos-A ka tentuar qe me ane te librave te emancipoje shqiptaret dhe te ftoje ne purifikim moral. Pra Logos-A ka tentuar te bej dy gjera: te luftoje paditurine dhe te crrenjose pamoralshmerine e shtresezuar ne mocalin shqiptar. Nderrmarje botuese e Logos-A rrezikon politikanin Thaci, habitati i natyrshem i te cilit eshte mocali i paditurise e i pamoralshmerise. Kjo eshte edhe arsyeja e dyte pse po shkruaj – fatkeqesisht – kaq gjate.

E ndjej obligim moral ndaj krejt atyre librave qe i kam lexuar te botuara nga Logos-A pergjate viteve te ekzistences si shtepi botuese. Shtepia botuese Logos-A ka nje rol te rendesishem, ne mos vendimtar, ne formimin tim intelektual. Korpusi i botimit te Logos-A perfshine fusha te ndryshme. Nga dijet humane tek ato fetare. Nga filozofia tek sociologjia, nga historia tek antropologjia, metafizika e feminizmi, nga marredheniet nderkombetare tek orientalizmi e hermeneutika. Nga Samul Huntington tek Edward Said, nga Tarik Ramadan tek Karen Armstrong, nga Murphy tek Sardar, nga John Hobson tek Ibrahim Kalin, nga Sami Frasheri tek Hans Freyer, nga Ibn Arabiu tek Halil Inalxhik.

Logos-A eshte me shume se dritare, eshte edhe rruge edhe fushe. Eshte rruge drejt dijes e fushe e kujteses e imagjinates. Eshte kujtese e te kaluares dhe perpjekje per imagjinimin e se ardhmes. 43 librat e Logos-A qe gjenden ne biblioteken time jane mjaftueshmerisht treguese per punen ‘hyjnore’ te shtepise botuese qe po sulmohet nga Menduh Thaci. Pse ‘hyjnore’? Pasi qe, ashtu sic e kuptoj, nuk ka me hyjnore se sa fjala. Botimi i librit, eshte pune e Perendise. Andaj edhe Logos-A eshte pjese e ‘hyjnorshmerise’ se fjales e botimit.

Arsyeja e trete pse po shkruaj eshte e mberthyer ne aspektin e dijes si ‘hyjni’. Po shkruaj per shkak te fjales e librit. Nuk ka gje me te shejnt se botimi. Aq me shume ne gjuhen shqipe, e cila u romantizua nga Rilindasit si gjuhe e Perendise. Pra eshte sulm edhe ndaj gjuhes shqipe e rrjedhimisht projektit te Rilindjes.

Sulmi ndaj Logos-A eshte sulm ndaj librit e ndaj dijes. Eshte sulmi i injorances ndaj diturise, sulmi i mocalit ndaj parajses. Eshte lufte e Thacit me dijen, botimin. Eshte lufte e humbur qe ne fillim. Inkuzicioni i Thacit ndaj Logos-A eshte i deshtuar sic ishte ai i Kishes dikur.