Si do të bëhet regjistrimi i fëmijëve në shkollat fillore, sipas ligjit të ri

Nga 17 maji filloi përpilimin i propozim-ligjit të ri për arsimin fillor. Më 5 qershor është publikuar versioni final i propozim-ligjit të hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH),  ndërsa më 30 korrik me 58 vota “PËR” dhe 18 “PËRMBAJTUR” në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votua Ligji për arsimin fillor, njofton Portalb.mk.

Ligji i ri për arsimin fillor, nëpërmjet nenit 56 e rregullon edhe procesin e regjistrimit të nxënësve në shkolla. Kush ka të drejtë të regjistrohet, kur do të mbahen regjistrimet në shkollat fillore, ku mund të regjistrohen fëmijët, kush do të jetë në komisionin për regjistrim, të gjitha këto çështje janë në nenin 56, 57 dhe 59.

Neni 56, paragrafi (1): “Fëmijët në klasë të parë në shkollën fillore regjistrohen në muajin maj, për vitin e ardhshëm shkollor”.

Neni 56, paragrafi (2): “Gjatë regjistrimit të fëmijët në klasë të parë, prindi duhet të sjellë vërtetim që fëmija i ka marrë vaksinat me rregull, i lëshuar nga institucioni shëndetësore përkatës”.

Neni 56, paragrafi (3): “Gjatë regjistrimit të fëmijës me aftësi të kufizuara në klasë të parë, prindi duhet të sjellë edhe mendimin/profilin funksional nga Komisioni për vlerësimin e fëmijëve dhe të rinjve për mbështetje shtesë arsimore, sociale dhe shëndetësore sipas  Komisionit ndërkombëtar të funksioneve (KNF)”.

Neni 56, paragrafi (4): “Prindi është i detyruar të regjistron në shkollë fillore fëmijën i cili deri në fund të vitit kalendarit të mbush gjashtë vjet”.

Neni 56, paragrafi (5): “Përjashtim, fëmijët mund të regjistrohen në klasë të parë, nëse do të mbushin gjashtë vjet deri më 31 janar të vitit të ardhshëm, pas kërkesës së prindit dhe pëlqimit nga pedagogu ose psikologu i shkollës”.

Neni 56, paragrafi (6): “Regjistrimi i fëmijëve,  me kërkesën e prindit, mund të shtyhet për një vjet nga institucionet shtetërore, nëse vërtetohet se fëmija nuk është i gatshëm të shkon në shkollë”.

Paragrafi (7) i këtij neni dhe katër neni 13 rregullojnë përcaktojnë procedurat për regjistrimin e nxënësve që kanë tejkaluar moshën e duhur për regjistrim.

Për regjistrimin e nxënësve në shkolla, sipas nenit 57 formohet një komision prej tre anetarëve, i përbërë nga pedagogu, arsimtari klasor dhe nga psikologu ose edukatori special ose rehabitatori. Komisionin e formon drejtori i shkollës.

Ndërsa komisioni për regjistrimin e fëmijëve që e kanë kaluar moshën e regjistrimit, drejtori formon komision të përbërë nga  pedagogu ose psikologu dhe nga dy arsimtar klasor.

Gjatë regjistrimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara, nëse prindi nuk sjellë mendimin/profilin e funksionalitetit nga Komisioni për vlerësim, atëherë komisioni udhëzon prindin deri te Komisioni për të marrë mendimin.

Një nga problemet gjatë regjistrimi të nxënësve është edhe rajonizimi e shkollave, që nënkupton kufizimin e territorit nga mund të regjistrojnë nxënës shkollat. Rajonet i përcakton  komuna.

Sipas neni 59, prindit mund të regjistrojnë fëmijët në shkollën fillore të rajonit ku jetojnë, dhe shkolla është e detyruar t’i pranon nxënësit e rajonit.

Prindi mund të regjistron nxënësin në shkollë të rajonit tjerë, nëse merr pëlqimin e shkollës ku regjistrohet. Njëjtë, në çdo kohë mund të shpërngulet nxënësi në shkollë tjetër, nëse e merr pëlqimin e shkollës ku dëshiron të regjistrohet.

Por, shkolla mund të regjistron nxënës në klasë të parë nga rajoni tjetër ose komuna tjetër, vetëm nëse ka vende të lira për regjistrimin.

Por, kufizime për regjistrim në aspektin e rajoneve nuk ka për nxënësit me aftësi të kufizuar.