Riformimi i Qeverisë, Mexhiti: Duhet të ketë në qeveri “Zaev 2”

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti i ftuar në emisonin “Rruga drejt” në Alsat gjatë debatit për “fshesën e Zaevit” dhe riforimin e Qeverisë tha se tashmë ka ardhur koha të kemi një Qeveri të re, një Qeveri “Zaev 2”, pasi ka mbaruar faza e politikave dhe agjendave ndërkombëtare dhe ka ardhur koha e agjendave të tjera si ajo ekonomisë dhe sferave sociale.

Duhet një qeveri e re, duhet të jetë Qeveria Zaev 2, për shkak se në këtë periudhë fokusi ka qenë te politikat ndërkombëtare si ndërrimi i emrit, anëtarësimi në NATO, anëtarësimin në BE, por tash e tutje fokusi do të jetë në reformat e brendshme, performancat ekonomike dhe rritja e investimeve kapitale të brendshme dhe të huaja. Duhet të përballemi me ballafaqimet reale, ika e të rinjve ku ata perspektiven mos ta shohin vetëm jashtë- tha Izet Mexhiti, BDI.