Pse e kanë ulur kokën kaq poshtë Sadullai dhe Alija?

Safet Xhelali

Athua është prej frikës nga shkuarja në opozitë?

Jo, sepse nëse BDI ka punuar aq mirë sa po lavdërohen në televizione, atëher shpejtë do të rikthehen, pas humbjes që po i pret! Apo ndoshta janë të vetëdijshëm se skanë punuar aq mirë sa po lavdërohen, dhe e dinë që kjo do të dalë në shesh, pasi të ndryshojë pushteti te shqiptarët? Në atë rast vërtetë duhet të frikohen!

Apo është frika se Qeveria e re e Albin Kurtit në Kosovë do të hapë hetime të reja dhe do të zbulojë kush e vrau dhe tradhtoi Harun Aliun me shokë? A është frika se do të hapen hetime edhe për tradhtinë e madhe të Kumanovës dhe do të zbulohet prapaskena e vërtetë e kesaj tradhtie? Nëse e kanë këtë frikë, ateherë sdi çka të them. “Si e kanë lypë, ashtu kan me gjetë”, thotë fjala e urtë popullore, e cila nuk e di pse më kujtohet deri sa po e shkruaj këtë opinion.

(P.s. E lus redaksinë tuaj që këtë opinion timin ta ilustroni me fotografinë e shkëputur që po ua dergoj)