Protesta kundër transferimit të Shek Hallaqit nga burgu i Shutkës (VIDEO)

Një grup qytetarësh të udhëhequr nga vëllai i “El Chekës” kanë protestuar para burgut të Shutkës, pasi kishin marrë vesh se pjesëtari i Grupit të Kumanovës, Shek Hallaqi do të transferohet në burgun e Prilepit. Por, drejtori i burgut të Shutkës, Esad Rahiç ju ka thënë protestuesve se nuk ka vendim për transferimin e Hallaqit në Prilep, por në burgun e Idrizovës. Ndiqni detajet në kronikën më poshtë të përgatitur nga Televizioni Klan M.