Pique: Ky Real Madrid, më i dobëti me të cilin jam përballur

Gerard Pique beson se Barcelona humbi ndaj Real Madridit më të dobët me të cilin ai është përballur në “Santiago Bernabey”, derisa katalunasit u mposhtën 2:0 në “El Clasico”-n e së dielës mbrëma.

Golat e Vinicius Juniorit dhe Mariano Diazit ia siguruan një fitore tejet të vlefshme madrilenëve, të cilët tash zënë pozitën e parë në tabelë me një pikë më shumë sesa Barcelona, që ka rënë në vendin e dytë. “

Real Madridi në pjesën e parë ishte Madridi më i dobët me të cilin jam përballur në ‘Bernabeu’”, deklaroi Pique pas ndeshjes.

“Ne humbëm një shans për t’i ndëshkuar ata”, shtoi spanjolli.

Kur u pyet se a është i shqetësuar për humbjen në këtë mënyrë nga Real Madridi, mbrojtësi u përgjigj: “Po, ata ishin duke lënë përshtypjen më të keqe të mundshme dhe nuk e them si një kritikë. Ne të gjithë kemi probleme në klubet tona. Por, kam ndjesinë sikur u humb një mundësi e rëndësishme (për Barcelonën)”./Zëri