Pamje nga pushimet e ëmbla të Tunës

Tuna shfaqet shumë e lumtur Në këto ditë vape të qershorit, këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Altuna Sejdi-Tuna ka gjetur kohë që të freskohet. Ajo me familjen e saj zgjodhën Turqinë për të pushuar për disa ditë, shkruan rtv21.tv Pamje të bukura nga pushimet Tuna publikoi pak më parë për gfansat e saj në Instagram ku ajo shfaqet shumë e lumtur me djalin e saj Tianin. Tuna është duke e shijuar suksesin e albumit “Fortuna” që e publikoi muaj më parë. “A don hala” në bashkëpunim me Yll Limanin është kënga më e klikuar e albumit “Fortuna” duke numëruar mbi  15 milionë të tilla në kanalin Youtube./21Media