Ozil financoi operacionin e një mijë fëmijëve dhe ushqeu 100 mijë persona të pastrehuar brenda vitit 2019

Mesut Ozil është nga ata lojtarë që punën e bamirësisë nuk dëshirojnë ta bëjnë publike në media, pasi e bëjnë për veten e tyre.

Mesfushori gjerman në vitin 2019 raportohet se është angazhuar shumë në bamirësi dhe e gjitha kjo vije nga kultura familjare.

Në një letër që është publikuar në mediat angleze, nëna e turkuo-gjermanit thuhet se e ka këshilluar në vazhdimësi Ozili që të bëjë më shumë për personat në nevojë.

Mesfushori ka vuajtur jo pak, për të arritur në ato nivele, teksa rruga e tij ka qenë tepër e vështirë, sidomos për prindërit, të cilët kanë punuar shumë, madje edhe dy punë, për t’i krijuar mundësinë djalit që të ushtrojë talentin e tij.

Pavarësisht se tashmë familja e Ozilit është shumë lart nga ana ekonomike, nëna e tij Guzilar, i ka lënë një letër porosi tepër të vyer futbollistit, të cilën Ozil e ka varur në një prej mureve të shtëpisë

Ajo i kishte lënë atij një letër kur thuhej: “Mesut, mos harro bir se ti je thjesht një kalimtar në këtë botë, ashtu si gjithkush. Zoti të ka dhuruar talent, por jo vetëm për veten tende. Nëse nuk e ndan pasurinë e fituar me njerëzit që kanë nevojë për të, atëherë nuk je biri im”.

Ylli gjerman dhe Amine Gulse u martuan në këtë verë, por që në vend të dasmës së tyre dhe parave të majme që do të shpenzoheshin, ata vendosën për të paguar trajtimin e sëmundjeve të 1.000 fëmijëve në nevojë.