Ofenziva e forumit rinorë të Alternativa-s (FOTO)

Përkrahje e fuqishme e rinisë tetovare për Hysni Ismailin dhe Alternativën

ALTERNATIVA e Afrim Gashit, ka filluar fuqishëm me aktivitetet e saja në terren, duke mobilizuar dhe ristrukturuar degët e saja në kuadër të Forumit Rinor të kësaj partie.

Alternativa sonte u takua me rininë tetovare, ku shihet qartë se rinia tetovare po i jep përkrahje të fuqishme ministrit të Kulturës, Hysni Ismailit i cili vjen nga Tetova. Kjo situatë, verifikon edhe njëherë faktin se njëra ndër bastionet e AlternAtivA-s, padyshim se është edhe Tetova.

Sipas informatave jozyrtare, marrim vesh se AlternAtivA brenda dhjetorit pritet që t’i ristrukturojë gjitha forumet rinore në nivel republikan. Rinistët e Alternativës tashmë kanë filluar sensibilizimin organizativ me moton: ” Alternativë kërkon rinia!”.

Këto takime janë realizuar edhe me aktivistë të Kumanovës, Likovës, Bogovinës, Gostivarit, Sarajit, Studeniçanit dhe vendbanimeve tjera, shkruajnë mediat në Maqedoni.