Njoftim rreth Filologjisë Orientale,

Programi studimor i Filologjisë Orientale është akredituar në Shtator 2008.
Gjenerata e parë është regjistruar në vitin akademik 2009/2010. Fillimisht ky program studimor është emërtuar si Orientalistikë, siç rëndom edhe njifet kjo disiplinë shkencore, por më vonë, gjegjësisht pas dy vitesh, e ndërron emrin në Filologji orientale, me çrast studimet ndahet në dy drejtime: Gjuhë dhe letërsi arabe, si dhe Gjuhë dhe letërsi turke.
Sipas planit mësimor të Filologjisë orientale, studimet zgjasin katër vite, nga ku në dy vitet e para në mënyrë paralele mësohet edhe gjuha arabe edhe gjuha turke, dmth janë të përbashkëta, ndërkaq nga viti i tretë ndahet në Gjuhë dhe letërsi arabe dhe në Gjuhë dhe letërsi turke.
Të diplomuarit marrin titullin Profesor i gjuhës dhe letërsisë arabe/turke. Ky program studimor ofron edhe studimet pasdiplomike të drejtimeve gjegjëse të cilat zgjasin 1 vit akademik, ku të diplomuarit marrin titullin Magjister i Filologjise orientale – Gj dhe let. arabe/turke. Ndërsa nga viti akademik 2018/2019 ka të akredituar edhe studime te ciklit III, respektivisht Doktoraturë.
Rëndesia e këtij programi studimor qëndron edhe në aspektin arsimor e shkencore por edhe në ate kulturor e historik, si për institucionin ashtu edhe për ndikimet e shumta orientale në gjithë jetën materiale dhe shpirtërore të këtij nënqielli, sepse është institucioni i vetëm i këtij lloji në vendin tonë i cili ka për qëllim hulumtimin shkencor multidisiplinar të studimeve orientale.
Programi studimor është shumë i larmishëm, ku përveç gjuhës arabe dhe turke me letërsitë e tyre, përfshihen edhe gjuha osmane, gjuha e letërsia perse, kultura, qytetërimi, islamologjia dhe trashëgimia kulturore e materiale islame shqiptare.
Përndryshe, përveç planprogramit mësimor, ky program studimor ofron edhe mundësi të mira si për ekskurzione dhe kurse të ndryshme në Turqi, Katar, Tunis, etj., si dhe mundësi për vazhdimin e studimeve në vendet gjegjëse.

Aplikoni : https://unite.edu.mk/aplikimi/