Njihuni me gjeniun, vetëm 15-vjeç po mbron doktoraturën

Një gjeni që fitoi diplomën në moshën 13-vjeçare po punon për doktoraturën.

Wang Pok Lo filloi të recitonte poezi në moshën 1-vjeçare, studioi në Open University kur ishte 9-vjeç dhe kaloi një provim të matematikës të nivelit A.

Tani, adoleshenti, familje e të cilit u zhvendos nga Hong Kong në Skoci, është gati të bëhet mashkulli më i ri në Britani me doktoraturë.

15-vjeçari iu është ofruar një vend për të studiuar doktoraturë në Universitetin e Edinburgh.

Muajin e kaluar ai u diplomua në master.

“Të gjithë jemi krenar për Pok dhe arritjet e tij të jashtëzakonshme. Në 35 vite kam mësuar shumë të rinj por Pok është unik. Shkathtësia dhe aftësia e tij në matematikë janë të jashtëzakonshme,”- tha pedagogu i tij John Wood.