Netët e Poezisë, 30 autorë nga rajoni mblidhen në Korçë

Netët e poezisë korçare është një tjetër aktivitet kulturor i përvitshëm që po zhvillon këtë fundjavë edicionin e tij të 23-të në  kryeqëndrën e juglindjes. Mbi 30 poetë, pena të spikatura nga të gjitha trevat shqiptare por edhe nga vende të ndryshme të botës, janë takuar në Korçë.

Arjan Kallço, sekretar i klubit të shkrimtarëve ‘Bota e re’ tha se në këtë edicion vijnë poetë të njohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Greqia, Italia, Zvicra, SHBA etj. Aktiviteti nisi të shtunën në orën 19.00 në teatrin ‘Andon Zako Çajupi’ ku krahas poetëve pjesmarës dhe dashamirësve të poezisë ishin edhe aktorë të ndryshëm që përshëndetën me interpretimet e tyre.

Të dielën paradite, u zhvillua edhe ceremonia e mbjelljes së pemës me emrin e poetit që mer edhe kurorën e netëve të poezisë korçare. Krijuesja Flutura Açka si e ftuar nderi në këtë edicion, mbolli pemën e saj në lulishten ‘Vangjush Mio’ së bashku me kryebashkiakun Sotiraq Filo.

“Korça ka sharmin e qytetit të artit, dhe krahas shumë aktiviteteve kulturore ka kthhyer në traditë edhe veprimtarinë letrare të netëve të poezisë. Pa dyshim që ky edicion është edhe më i suksesshëm për nga krijuesit pjesmarës, por ju ftoj të vizitoni edhe qëndrat muzeale dhe ato atraktive që ka qyteti i Korçës”.

Të dielën në mbrëmje zhvillohet edhe veprimtaria kryesore me paradën e poetëve, recitimet dhe ndarjen e çmimeve. Netët e poezisë korçare organizohet nën kujdesin e bashkisë, qëndrës kulturore dhe klubit të shkrimtarëve ‘Bota e Re’ si një inisiativë e poetit të mirënjohur korçar Skënder Rusi.