Modric po e mendon largimin nga Reali

Mesfushori kroat mund të largohet nga gjiganti spanjoll në afatin kalimtar të janarit

Luka Modric mund të largohet nga Real Madridi gjatë dimrit, shkruan Gazeta Express.

Klubi spanjoll duket se do të ishte i gatshëm ta pranojë një ofertë prej 10 milionë eurosh për veteranin e mesfushës, shkruan Calciomercato.

34 vjeçari ka pësuar rënie të formës nën drejtimin e trajnerit Zinedine Zidane, ndërsa i ka luajtur vetëm dy ndeshje nga fillimi në të gjitha kompeticionet.

Tash, “Los Blancos” po mendojnë ta lirojnë atë, në mënyrë që Modrici të luajë në vazhdimësi në një ekip tjetër.

Fituesi i fundit i Topit të Artë ka biseduar me dy klubet nga qyteti i Milanos, Interin dhe Milanin dhe duket se Italia është destinacioni i tij i preferuar.

“Rossoneri” janë në kërkim të lojtarëve me përvojë dhe Modric mund të jetë lideri ideal për ekipin italian. /Gazeta Express/