Miratohet ligji për “pavarësimin” e Kuvendit

Kuvendi do të jetë i pavarur nga institucionet e tjera. Për këtë vendosën unanimisht deputetët e të gjitha partive politike. Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, deklaroi se me aprovimin e Ligjit, Kuvendi do të menaxhojë vetë me financat dhe administratën e saj dhe nuk do të varet nga ministria e Administratës dhe ajo e Financave.

Është moment që një përbërje parlamentare edhe pse në fund të mandatit do të shënojë përmbylljen e punës së vet me një akt ligjor me të cilin do të vulos pretendimin e Parlamentit që të arrijë pozitën e vet të përcaktuar me Kushtetutë të Maqedonisë së Veriut. Në fakt do të arrijë atë që gjithnjë ka pretenduar që të jetë i pavarur nga pushtetet tjera në aspekt organizativ, funksional- deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit,

Por deputetët e opozitës shqiptare, Fadil Zendeli dhe Syrja Rashidi insistuan përmes dy amendamenteve, që në këtë ligj të përfshihen edhe administratorët që në Kuvend janë pranuar me shkollë të mesme dhe më pas kanë diplomuar. Deputeti Fadil Zendeli tha se ka administrator shqiptar që nuk janë avancuar për më shumë se 10 vite.

Nuk dua gjërat ti ndaj në vija etnike por kryesisht pjesa dërmuese e këtyre personave janë edhe shqiptar, edhe pse ka edhe të tjerë, edhe besoj se ne mund tu gjejmë një zgjidhje këtyre personave. Nuk bëhet fjalë këtu për persona që punojnë disa muaj ose një vjet dhe aj do ti lëmë edhe për një periudhë të ardhshme. Bëhet fjalë për persona që punojnë një dekadë- tha Fadil Zendeli, Lëvizja Besa.