Maqedonia e Veriut fiton festivalin, Korça “ndizet” dy dite me këngët e vallet e Ballkanit

Shpirti i Ballkanit ka përmbyllur mbrëmjen e së shtunës edicionin e radhës në qytetin e Korçës.

Për dy ditë, 6 grupe pjesëmarrës kanë performuar në pazarin e qytetit juglindor vallet dhe këngët e tyre. “Korça Folk Fest Ballkan” është një gërshetim i traditës së folkut me trashëgiminë.

Ngjashmëria në kostumet tradicionale të grupeve konsiderohet si një ure lidhëse e shpirtit të Ballkanit.