Loredana shpenzoi mijëra euro për këtë blerje

Loredana nuk i ndalon blerjet e shtrenjta.

Loredana Zefi njihet si një prej artisteve që e shohim të veshur nga brendet më të njohura në botë, shkruan lajmi.net.

Reperja përmes rrjeteve sociale, ka treguar blerjen e fundit që e ka bërë, e natyrisht se edhe kësaj radhe ka shpenzuar shumë.

Ajo publikoi një orë të markës “Rolex”, e cila kushton mijëra euro, e përveç saj tregoi edhe atletet me mbishkrimin “King Lori”.

Kujtojmë se Loredana ka pak ditë që ka lansuar albumin e ri, për të cilin pranoi vetëm komente pozitive.