Kush po trembet nga koalicioni i mundshëm Alternativa-ASH?

Hamdi Nuhiju

Javët e fundit kanë qenë tejet interesante në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Fotografia e përgjithshme e zgjedhjeve të 12 prillit të vitit 2020 tashmë ka nisur ende më shumë të qartësohet. Dufi mediatik shpërtheu, ndërsa udhëheqësit e partive politike shqiptare kanë lëshuar frerët e gojës. Me të drejtë shumë aktor të humorit po ndjehen të shqetësuar nga përzierja në profesion e disa prej liderëve politik shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

Mësuam dhe dëgjuam për “Nënën e Madhe” e cila nuk na e zbuloi bashkëshortin. Zakonisht një nënë e cila e fsheh burrin nga fëmijët e saj, nga shoqëria njihet me emrin si një grua “e përdalë”. Babai ose burri i kësaj nëne të madhe u zbulua vet, e nxori fytyrën, doli nga biruca e miut ku ishte fshehur në rrolin e opozitarit tash e 15 vite.

Partia Alternativa u akuzua nga disa persona dhe analist se po merr pjesë bashkë me BDI-në në qeveri dhe se nuk është opozitë e vërtet. Sipas këtyre personave,opozita e vërtetë është Aleanca për Shqiptarët. Në fakt, një ndarje e këtillë e qëllimshme nuk është aspak e saktë. Edhe Partia Alternativa edhe Aleanca për Shqiptarët ishin pjesë e qeverisë tematike të Zoran Zaevit bashkërisht me BDI-në. Në një qeveri tematike, e cila ka agjendë të caktuar, mund të marrin pjesë shumë parti politike. Qeveria tematike është thuajse e njëjtë me qeverinë teknike me të vetmin përjashtim se kjo e fundit merret me organizimin e zgjedhjeve, ndërsa qeveria tematike merret me një temë e cila është jetike për atë vend dhe të ardhmen e tij.

Bisedimet për koalicion midis Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët janë bërë të zorshme për shkak të Lëvizjes Besa, njëjtë sic po duken bisedime të zorshme midis LVV dhe LDK-së në Kosovë. Lëvizja Besa duke u munduar që ta minoj procesin dhe ta kurthoj Partinë Alternativa është ofruar pa kushte në një koalicion tre palësh me partinë Aleanca për Shqiptarët. Por, anëtari i kryesisë qendrore të Partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi i vendoi një kusht në publik për ta zgjidhur ngërcin e bisedimeve midis ASH-LB-ALTERNATIVA. Kërkoi publikisht nga përfaqësuesit e Lëvizjes Besa që në afat prej 72 orësh të distancohen prej bashkëqeverisjes me BDI-në në nivel lokal në Cair dhe në Komunën e Tetovës. Kaluan 72 orë, flaka i doli përfaqësuesve të Lëvizjes Besa, por distancimin e tyre prej BDI-së nuk e pamë. Lirisht te Nana e Madhe e “përdalë” mund që të rikthehet fëmiu i saj ngucakeq, Lëvizja Besa.

Në paraqitjen e tij publike, lideri i PDSH-së, Menduh Thaci adresoi akuza të shumta në drejtim të drejtuesve të Partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi dhe Afrim Gashi duke i lidhur me Shtëpinë Botuese Logos-A. Tërë paraqitja e tij publike në emisionin Clik Plus në TV21 ishte kundër Partisë Alternativa, ndërsa karshi BDI-së, Menduh Thaci e paraqiti veten si babai i madh që ishte fshehur në mërgimin e opozitës shqiptare prej 15 vitesh. Gjithmonë në kohë të zgjedhjeve ky politikan nxjerr në opinion orientimin strategjik të oponentëve  politik kësaj here merret me korrupsione dhe financimin të SH.B. Logos-A, pa e pasur aspak oponent. Si lexues i rregullt i librave të Logos-A, e pyes publikisht liderin e PDSH-së, Menduh Thacin se qysh financohet partia PDSH? Ku i merr paratë?

Kjo lojë e fëlliqur mediatike nuk ndalet me kaq. Në opinion u sulmua edhe analisti Kim Mehmeti dhe djemtë e tij si dhe mënyra e financimit të portalit të tyre. Këto akuza të ngritura pa argument është e vështirë që të sulmohen për shkak të gjyqësorit të kapur nga ana e regjimit VMRO-BDI dhe këtë gjë e dinë të gjithë.

Sic duket BDI-ja kësaj here seriozisht po i frikësohet koalicionit ASH-ALTERNATIVA, prandaj edhe ka aktivizuar analistin e saj të veshur në petkun e kritikut, Arsim Zekollin për ta bërë BDI-në parti shtetëformuese, ndërsa ASH-në dhe Alternativën parti lagje.

Butoni i kuq është shtypur. BDI-ja përfundimisht le t`i mbledh afër vetes fëmijët e saj ngucakeq, RDK-PDSH-LËVIZJA BESA dhe të dal në sheshin e burrave me ALTERNATIVËN-ASH. 12 prilli do të bëhet interesant.