Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Prof. Dr. Mustafa Shentop i garanton Afrim Gashit mbështetjen e Republikës së Turqisë ndaj Maqedonisë së Veriut

Pas takimeve të Afrim Gashit me zyrtarët turq, paralajmërohen investime të reja në vend

Alternativa e udhëhequr nga Afrim Gashi së fundi ka zhvilluar një vizitë në Turqi me takime me krerët më të lartë shtetëror turk.

Delegacioni i Alternativës i udhëhequr nga lideri i saj Afrim Gashi në kuadër të vizitës është pritur nga kryetari i Parlamentit të Turqisë, Prof. Dr. Mustafa Shentop, një personalitet i AKP-së me origjinë shqiptare.

Në këtë takim është nënvizuar mbështetja e Turqisë me ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO si dhe për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit turk.

Në komunikatën e Alternativës nënvizohet se Shentop i ka garantuar Gashit se mbështetja e Republikës së Turqisë ndaj Maqedonisë së Veriut nuk do të mungojë as në të ardhmen dhe se Turqia vazhdimisht do të qëndrojë pranë tyre.
Një takim tjetër ishte me zëvendëskryetarin e Përgjithshëm të AK Parti-së (Partia e Drejtësisë dhe Mirëqenies), Numan Kurtullmush. Ky takim u realizua siç thuhet me qëllim të inicimit të bashkëpunimit formal ndërmjet Alternativës dhe AK Partisë si dy parti të qendrës së djathtë. Të dy palët u dakorduan që bashkëpunimi duhet të zhvillohet edhe thellohet edhe më tej dhe u dakorduan që në afat sa më të shkurtër kohor të formalizohet edhe përmes firmosjes së një memorandumi për bashkëpunim.

Gashi i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Hysni Ismaili dhe zyrtarë të tjerë partiakë ka takuar edhe përfaqësues të tjerë të AKP-së, por edhe të institucioneve të tjera të larta turke. Ndërsa në kuadër të qëndrimit disaditor është vizituar edhe varrin e rilindësit të madh shqiptar, Sami Frashëri, që gjendet në varrezën në Beshiktash, dhe i këndoi një Fatiha shpirtit të tij. Po ashtu edhe vizita në Shtëpinë Muze të Mehmet Akif Ersojit (1873-1936), me origjinë shqiptare, ku ai kishte qëndruar kur ishte zgjedhur deputet në Kuvendin e Turqisë më 1920.