Koalicioni AA-ASH vlerë e fuqishme produktive që do i jep fund BDI-së

“Sidoqoftë, koalicioni ASH-AA pritet të sjellë një vlerë të munguar në skenën politike shqiptare pasi do ta bëjë garën elektorale të 12 prillit më të fuqishme dhe më produktive. Deri në këto zgjedhje BDI sikur nuk ka pasur një konkurrent të fuqishëm që do të rrezikonte fitoret e saja, gjë që ka lënë hapësirë që në këtë parti të kandidojnë edhe persona pa bagazh të mjaftueshëm profesional e politik. Një garë e fuqishme zgjedhore do të sjellë vetëm kualitet te etnia shqiptare dhe në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, i cili do të prodhojë një konstruktivitet më të madh në drejtim të përmbushjes së nevojave konkrete të qytetarit shqiptar”, ka shkruar analisti politik Xhelal Neziri.