Këshilltari i Alternativës, Florim Ymeri kërkon që flamuri shqiptar të valëvitet në godinën e Komunës së Kumanovës

Këshilltari i partisë Alternativa, Florim Ymeri, ka kërkuar që ose të hiqen të gjithë flamujt në godinën e Komunës së Kumanovës, ose të vendoset edhe flamuri shqiptar, shkruan Almakos.

Ymeri, përndryshe është këshilltari i parë shqiptar që ka alarmuar për këtë problem

“PSE MUNGON FLAMURI SHQIPËTAR!?

Valvitet flamuri shtetëror i RMV-së,Turk,Malazez,Serb bile më duket se edhe Rom,por JO ai Shqipëtar.

Me çka e meritum kët ,,respekt,,.

Fotoja e zbeht,ashtu e kam telefonin por syt nuk më mashtruan.

Ose hiqni gjitha ose vëndoni edhe flamurin Shqiptar.”, shkruan Florim Ymeri.