Janeva: “Bombat” e El Chekës, nga Youtube

Katica Janeva ka dhënë llogari për punën e bërë në gjysmën e parë të vitit. Ajo prezantoi raportin për punën e ekipit të saj para Këshillit të prokurorëve. Janeva shtoi se anëtarët e këtij trupi janë të kënaqur nga puna e Speciales. Janeva dhe Këshilli i prokurorëve vlerësojnë se patjetër në afat sa më të shkurtë të sillet ligji për prokurori, ku rregullohet statusi i ardhshëm i  PSP-së.

Biseduam rreth Raportit, për sfidat e Speciales dhe për ligjin e ri. Mund të them që ishin të kënaqur sepse raporti është i ngarkuar, ka shumë detaje dhe se nuk ka nevojë aq shumë të futemi në detaje. U morëm vesh për disa çështje teknike rreth raportit të ri. Në esencë ishin të kënaqur, nuk kishim mosmarrëveshje të theksuara”.- theksoi Katica Janeva- PSP

Janeva edhe njëherë sqaroi se bisedat e përgjuara që i publikoi “El Çeka” nuk janë në arkivin e tyre. Janeva kishte përgjigje interesante në pyetjen e gazetarëve se po ri- publikohen “bomba” të vjetra.

Ato janë publike, mund t’i ketë marrë nga Youtube. Çfarë të them tani për ato. Shihemi pra…”- deklaroi Katica Janeva- PSP

“El Çeka” jeton në Amerikë ndërsa para disa javëve filloi të publikojë biseda të përgjuara në Facebook. Pjesa më e madhe e “bombave” kanë të bëjnë me BDI-në dhe kryesinë më të ngushtë të partisë.

Bojan Stojanovski