Ja çfarë thotë Sarri pas fitores të Juventusit përballë Interit

Sarri është i lumtur që Juventusi fitoi dhe rrëmbeu kreun në Serie A, duke e mposhtur skuadrën që kishte regjistruar gjashtë fitore me radhë.

“Zonja e Vjetër” e ka mposhtur 2-1 Interin në “Giuseppe Meazza”, duke i shkaktuar skuadrës së Contes humbjen e parë këtë sezon në Serie A.

Paulo Dybala në minutën e 4’ dhe Gonzalo Higuain në minutën e 80’ shënuan për fitoren e Juventusit, ndërsa për Interin realizoi Lautaro Martinez 18’.

“Parakalimi në krye të renditjes nuk ka shumë rëndësi tani. Gjëja më e rëndësishme është që luajtëm mirë, me karakter ndaj një skuadre që ka fituar çdo ndeshje deri më tani”, tha Sarri.

Goli i Higuain u finalizua pas 24 pasimeve të sakta, tipike të një loje të Sarrit.