Hysni Ismaili e cilëson të suksesshëm eko-aksionin për pastrimin e Liqenit të Treskës (FOTO)

Në kuadër të vendimit të Qeveris së Republikës së Maqedonis së Veriut, Ministria e Kukturës, e udhëhequr nga Hysni Ismaili i “Alternativa”, zhvilloi aksion për pastrimin e qendrës rekreative Treska, ku mori pjesë administrata e Ministrisë së Kulturës.

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, u shpreh i kënaqur nga zbatimi me sukses i eko-aksionit për të pastruar hapësirën përreth Liqenit te Treskës.

Synimi i këtij aksioni ishte ndërgjegjësimi i qytetarëve për të mbajtur pastër ambientin e përbashkët dhe për të pastruar vendet e tyre ku jetojnë.

Mbeturinat e grumbulluara do të transportohen në Drislla.