HUMBJA E BDI-SË DO JETË FITORE PËR SHQIPTARËT E MAQEDONISË SË VERIUT

Nga Aldrin Basha

Në zgjedhjet parlamentare të viti 2016, BDI-së iu përgjysmuan deputet. Por në njëfarë mënyre u dyfishua ndikimi politik i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, sepse e frikuar nga partitë e reja që morën më shumë vota se partia e Ali Ahmetit, LSDM-ja maqedonase u ngut t’i plotësonte disa kërkesa të shqiptarëve që nuk ishin realizuar as kur BDI-ja kishte 20 deputet. Kështu për herë të parë u zgjodh një shqiptar Kryetar parlamenti, u soll ligji për gjuhët…..

Nga forca e partive të reja shqiptare nuk u frikuan vetëm partitë maqedonase por edhe BDI-ja. Prandaj Ali Ahmeti bëri atë që dinte dhe që e kishte bë me vite duke i përça shqiptarët natën e duke e vajtua bashkimin e tyre ditën.

Kështu që i aktivizoi të ‘deleguarit’ e vet te Lëvizja ‘Besa’ që ta përçajnë atë. Për çka u shpërblyen nga Ali Ahmeti ashtu që me ndihmën e gjyqtarëve të BDI-së i morën vulat e kësaj partie. Pastaj i morën edhe me qindra mi eurot, para nga buxheti i shtetit, që nuk u takonin vetëm “hallallxhinjve” dhe “hoxhallarëve” të “partisë me vula”, e të cilët betohen s e nuk e duan haramin.

Nuk do shumë mend t të kuptohet pse dobësimi i BDI-së i forcon shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Sepse jetëgjatësia në pushtet i korrupton edhe politikanët më të përgjegjshëm, e lene më ato të BDI-së të cilët prej moti kanë nxjerr në shitje nga vendet e punës, deri te proceset gjyqësore.

Në zgjedhjet parlamentare të 12 prillit, do shihet se sa fryma e ndryshimeve nga Kosova ka përfshi edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Thuhet se këtë frymë këtu po e përcjellë koalicioni parazgjedhor mes “Aleancës për Shqiptarët” të Ziadin Selës dhe “Alternativës” së Afrim Gashit.

Shumë faktor paralajmërojnë se në zgjedhjet e radhës në Maqedoninë e Veriut, BDI-ja do pësoj humbje të madhe dhe këto zgjedhje do shënojnë fillimin e zhdukjes së saj . Gjë që do mund të jetë fitore për shqiptarët e këtij vendi si dhe faktorizimin e një gjenerate të re politikanësh.

Humbja e BDI-së në zgjedhjet parlamentare të 12 prillit të këtij viti do jetë fitore për shqiptarët e këtushëm sepse kjo do sjellë ndryshime dhe një frymë të re politike. Dhe pse dy dekadat e BDI-së në qeveritë maqedonase, atë e bënë shëmbëlltyrë të korrupsionit dhe aferave të ndryshmë. Për shembull, prej moti thuhet se përfaqësues të kësaj partie e pengojnë hapjen e dosjeve të disa proceseve të montuara gjyqësore sepse ata vetë janë të involvuar në këto kurdisje.

Në ndërkohë duhet të konstatohet se nga viti 2002 e këndej, prej kur BDI-ja është në pushtet, te partitë maqedonase u ndruan më shumë garnitura udhëheqësit. Mbetën të pazëvendësueshëm vetëm kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me ministrat e tij të përjetshëm si dhe lideri i romëve të Maqedonisë së Veriut, Hamdi Bajram. Dhe pyetje që tani shtrohet është se a do të thotë kjo se shqiptarët e këtushëm nuk kanë gjenerata të reja politikanësh dhe se nuk janë të aftë të bëjnë ndryshime?!