Heshtja disavjeçare e Xhelal Bajramit ju ka kushtuar 5 vite burg të akuzuarëve te rasti “Monstra”

Shkruan: Fejzi Hajdari

Pata rastin të takojë sot disa miq nga Shkupi, në mesin e të cilëve kishte edhe juristë, dhe kuptohet temë e pashmangshme e bisedës ishte komunikimi i Ali Ahmetiti dhe Xhelal Bajramit, kidhur rastin “Monstra”, që u publikua sot në gjykatë. Që kur ka ndodhur rasti, ky i dyti (Xhelali) i ka thënë të parit (Aliut) se vrasjen e kanë kryer profesionistë. Që atëherë e ka ditur se vrasjen e kanë bërë profesionistë dhe ka heshtur, edhe pse asnjëri prej të të dënuarëve nuk ka dhe nuk ka pasur predispozita për të qenë vrasës profesionist. Tani Xhelal Bajrami del krekoset dhe e konfirmon që komunikimi është autentik dhe se shqiparët nuk vrasin pas shpine. Të len përshtypje se kërkon edhe t’i duartrokasim. Mirëpo, juristët me të cilët pata rastin të pi kafe sot, janë të tmerruar nga heshtja e Xhelal Bajramit deri sot. Ata pyesin pse ka heshtur Xhelal Bajrami 6-7 vite. Ata mendojnë se po të ishte paraqitur si dëshmitar në Gjykatë Xhelal Bajrami me këtë qëndrim (që ia ka paraqitur Ali Ahmetit me SMS), do të kishte dhënë një dëshmi të fuqishme në favor të akuzuarëve, ndoshta edhe dëshmi vendimtare që ata të mos dënoheshin me burg të përjetshëm. Dorën në zemër, ndoshta falë kësaj heshtje Xhelal Bajrami sot e kësaj dite shetitet nga një post i lartë në tjetër post të lartë, sepse maqedonasit dinë t’i shpërblejnë si është më së mirir shqiptarët e dëgjueshëm. Mirëpo kjo heshtje (sipas juristëve që i konsultova sot), u ka kushtuar 5 vite e tepër burg të dënuarëve në rastin Monstra. Që do të thotë se heshtja e tij u ka kushtuar 5 vite e tepër tmerr dhe maltretim familjarëve të dënuarëve te rasti Monstra. Ata edhe më të habitur janë pse ka heshtur Ali Ahmeti gjatë tërë kësaj kohe edhe pse nga njeriu që ka pasur në pozitën më adekuate, ka marë sinjale se vrasjen e kanë kryer profesionistë (që nuk ëhstë asnjë te rasti Monstra. Tepër shpirtprishur duhet të jetë një njeri që të ketë pasur kësi indikacione dhe të heshtë gjatë tërë golgotës që u ndodhi të akuzuarëve të Monstrës dhe familjeve të tyre, mendojnë miqt e mi juristë.

E di që ende ka shqiptarë që i bien shkurt dhe thonë: Hajt se kanë kaluar 5 vite, i ka vdekë nëna kësaj pune,të akuzuarit e Monstrës tani janë liruar. Mirëpo pyetni se si i kanë kaluar ato 5 vite të dënuarit e rastit Monstra. Pyetni se çfarë pasoja u kanë mbetur nga këto vite të kaluara në burg. Pyetni se çfarë trauma kanë kaluar familjarët e tyre. Pyetni se a do të liroheshin ndonjëherë ata nga burgu, sikur mos të ishte përgjysmuar fuqia e bashkëpunëtorëve besnikë të Gruevskit e Mijallkovit. Nëse si parashtrojmë këto pyetje dhe nëse nuk kërkojmë përgjigje dhe përgjegjësi nga fajtorët, raste të ngjashme sërish do të na përsëriten. Dje familjarëve të rastit Monstra, nesër familjeve tona. Askush mos ta përjashtojë veten!

P.s. Mos harroni se Xhelali që po krrekoset sot e po thotë se që kur ndodhi rasti Monstra e ka ditur që shqiptarët nuk vrasin pas shpine, ditën e arrestimit të shqiptarëve lidhur me rastin Monstra doli krah për krah me Jankullovskën, Mijallkovin dhe Radnikin. Nëse nuk ju besohet, ja ku e keni edhe fotografinë.