Hakmarrje në ditën e dasmës/ Dhëndri i publikon nuses videon e tradhtisë

Pamjet e një dhëndri që është duke luajtur një video të ‘nuses së tij’ siç duket duke e tradhtuar atë me kunatin janë bërë virale në Kinë.

Burri kishte një kasetë të momenteve intime pesë minutëshe të luajtur në një ekran të madh para familjes dhe miqve për të poshtëruar të fejuarën e tij pasi zbuloi lidhjen e saj me burrin e motrës së tij, shtatzënë, sipas informacioneve në internet.

Pamjet e pa verifikuara, që besohet të jenë filmuar nga një i ftuar në dasmë ka ngjallur një zhurmë në mesin e përdoruesve të uebit.

Ndërsa disa besojnë se incidenti është real, të tjerë argumentojnë se klipi me shumë mundësi është përdorur për të bërë publicitet për vendin ku është mbajtur eventi.

Sipas raporteve të ndryshme, ‘dasma’ u zhvillua në provincën e Fujian në Kinën jug-lindore të enjten e kaluar.