Gjyla Çeliku : Shembulli që përkrahu edhe diplomacinë shqiptare me pavarësinë e Kosovës, iku duke lënë pas njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Shkruan Gjyla Çeliku për humbjen e presidentit egjiptian Mohamed Morsit,

Postimi i plotë në profilin e saj në fejsbuk :

Shembulli i dashurisë për popullin, njerëzimin, iku nga njerëzimi!
Shembulli që dëshmoi që mbi paranë është njerëzorja , iku nga çnjerëzorja.
Shembulli i humanizmit dhe lutjes për nevojtarin, iku krenar që përkrahu çdo nevojtarë!
Shembulli që përkrahu edhe diplomacinë shqiptare me pavarësinë e Kosovës, iku duke lënë pas njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Shembulli i dijetarit të madh, iku nga kjo botë e paditur dhe e paetur për dije. 
Shembulli i politikanit që e do populli dhe dënon shteti i korruptuar, iku dhe na la në shtete krimi dhe me politikanë të korruptuar sepse u mundua shumë dhe si çmim u dënua.
Shembulli i njeriut që lutet secili në këtë botë për të mirat që bën, Zoti e shpërblen në atë botë!
Mohamed Morsi parajsa qoftë shpërblimi juaj për veprën “SHEMBULLI I MIRËSISË”.
Gjyla Çeliku
P.S. AH SA KA NEVOJË VENDI IM PËR NJË SHEMBULL TI😢😢😢😢😢