Gjen çantën me 75 mijë euro, ia kthen pronarit

Ky lajm u konfirmua nga menaxheri dhe pronari i hotelit, i cili tha se vetëm një njeri i ndershëm mund të kishte bërë një veprim të tillë.

“Pronari i çantës është një njeri që jeton dhe punon jashtë Bosnjës. Para hotelit, ai parkoi një makinë dhe shkoi diku për të bërë pazar. Çanta me para i ka rënë nga makina, pa e kuptuar ai fare”, tha ai.

Disa orë pasi u gjet çanta, pronari i çantës mbërriti në hotel dhe i falënderoi për ndershmërinë.