Gafurr Adili: Braktiseni BDI-në, njejtë siç në vitet 90-të shqiptarët e braktisën ish LKJ-në (ish Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë)

Veprimtari kërçovar, Gafurr Adili i njohur si ish-shefi politik i AKSH-së, ka folur lidhur me largimin e ish-deputetit të BDI-së, Hajrullah Misini nga radhët e kësaj partie.
“Zgjohuni shqiptarë e shqiptare! Shembullin e këtij patrioti (Z. Hajrulla Misini – Komandant Shpatit) duhet ta ndjekin të gjithë ata/ato anëtarë e anëtare të ndershëm e patriotë/e të BDI-së, që siç e kam thënë disa herë (gjatë këtyre dy dekadave për vetëdijësimin e shqiptarëve), janë të shumtë/a; Edhe para një jave unë apelova që shqiptarët e shqiptaret e ndershme ta braktisin BDI-në, njejtë siç në vitet 90-të shqiptarët e shqiptaret në ish RSFJ-së e braktisën ish LKJ-në (ish Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë), prandej…. Zgjohuni shqiptarë e shqiptare!”, ka theksuar Gafurr Adili.(INA)