(Foto) Deputeti Zekiri u martua me dashurinë afatgjate

Deputeti Muhamed Zekiri u martua me Bisera Jordanovska, ish drejtoresh në televizionin Alsat M. Dasma ka ndodhur mbrëmë në hotelin Double Tree by Hilton, ndërsa dëshmitar i dasmës ishte kryeministri Zoran Zaev, transmeton Almakos.

Në ahengun e dasmës morën pjesë shokët më të afërt dhe familjarët e Zekirit dhe Jordanovskës, midis të cilëve edhe shumë gazetar, ish koleg të tyre, ministra dhe deputet. Për atmosferën e dasmës u përkujdesën disa grupe muzikore, ndërsa më ngazëllues ishin sapo të martuarit.

Nusja e bukur ka pasur një kreacion nga Lujstanbul.

Muhamed Zekiri për momentin është deputet në Parlament dhe nënkryetar i LSDM-së në pushtet. Paraprakisht dhjetëra vite ishte kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës i Alsat M dhe gazetar në disa medie në vend. Bisera Jordanovska, është juriste e diplomuar dhe ish drejtoresh e Alsat M.

Dashuria e tyre zgjati disa vite, ndërsa ashtu si thonë njohësit e tyre, kanë arritur që t`i shkrijnë të gjitha pengesat dhe paragjykimet./Almakos/