Filloi Edicioni i 34-t i Festivalit të Melodive Argëtuese “Makfest”

Filloi Edicioni i 34-t i Festivalit të Melodive Argëtuese “Makfest”

Me himnin e njohur të Makfestit, mbrëmë në Qendrën e Kulturës “Aco Shopov” në Shtip filloi Edicioni i 34-t i Festivalit të Melodive Argëtuese “Makfest”.

“Është kënaqësi të jesh në një festival i cili për vite të tëra, duke filluar nga viti 1986, ka qenë vazhdimisht një brend i qytetit të Shtipit, por në të njëjtën kohë edhe simbol i njohjes së kulturës sonë muzikore edhe në korniza shumë më të gjëra”, tha ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, para fillimit të mbrëmjes së parë të festivalit “Makfest”.

Ai shtoi se ky festival i muzikës argëtuese, i cili ekziston qe 34 vjet u bë një brend jo vetëm i qytetit të Shtipit, por edhe një manifestim i cili mundësoi që shumë yje të tanishëm të muzikës të shkëlqejnë në skenë për herë të parë.

“Ky festival mund të jetë më shumë edhe i tekstshkruesve, i kompozitorëve dhe shumë njerëzve të cilët punojnë prapa skenave, duke i përfshirë edhe gazetarët. Me një fjalë, dua të them që për shkak të rëndësisë së këtij festivali, ne si Ministri e Kulturës do të vazhdojmë edhe më tutje ta mbështesim, siç edhe këtë vit që ishte mbështetja jonë më e madhe në krahasim me vitet e kaluara,” tha Ismaili.
Në kuadër të Edicionit të 34-t të Festivalit të Melodive Argëtuese “Makfest”, në të dyja mbrëmjet gjysmëfinale do të shfaqen 30 kompozime, ndërsa mbrëmja finale është të shtunën.