E fundit: PSG e godet Neymarin, lëshon deklaratë zyrtare përmes së cilës…

Kampionët francezë, Paris Saint-Germain, thonë se do të ndërmarrin veprime të nevojshme mbi sulmuesin e Brazilit Neymar pas dështimit të tij që të dalë për trajnim para sezonal, transmeton Sovrani.info.

27-vjeçari duhej të kthehet në terrenin e trajnimit të klubit të hënën pas pushimit veror.

Sulmuesi është lidhur me një kthim në klubin e mëparshëm të Barcelonës, megjithatë, tarifat e transferimit të lojtarit dhe pagat kanë bllokuar çdo gjë deri tani.

“Paris Saint-Germain vëren se Neymar Jr nuk ishte i pranishëm në kohën dhe vendin e dakorduar. Kjo ishte pa autorizimin paraprak të klubit,” lexohet në deklaratën e klubit parizien.
Mbetet të shihet se cili do të jetë dënimi i radhës për Neymar.