E bujshme: Sulmuesi shqiptar Rey Manaj firmos me Barcelonën

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka firmosur kontratë me gjigantin Barcelona, shkruan Procesi Sportiv. Fillimisht ai do të aktivizohet për Barcelona B.
Manaj ka firmosur kontratë katër vjeçare.
Manaj është aktivizuar me ekipin e Albacete të cilës iu bashkua në vitin 2018. Ai rrjedh nga Akademia e Cremoneses dhe Interit, ndërsa ka qenë pjesë edhe ekipit të parë të Nerrazzurrëve.
Gjatë asaj kohe, sulmuesi ka qenë i huazuar edhe te klubet, si Pescara, Pisa e Granada, para se të transferohej te Albacete.