Dështoi Mesi, dështoi Argjentina, (VIDEO)

Sapo mbaroi gjysmëfinalja e shumëpritur ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës në kuadër të Copa America “Brazil 2019”, njofton Portalb.mk.

Brazili në këtë takim arriti bindshëm të fiton Argjentinën me rezultat 2-0, pas një dominimi që filloi nga minutat e para të ndeshjes. Golin e parë brazilianët e shënuan përmes Gabriel Jesusit në minutën e ’19. Mundësin më të mirë për të barazuar në pjesën e parë argjentinasit e patën në minutën ’32, kur Aguero goditi shtyllën.

Pjesa e dytë e ndeshjes vazhdoi me intensitet më të ulët, pasi kishim një Argjentinë që nuk ishte e motivuar dhe e koordinuar për të shënuar, dhe një Brazil shumë serioz e i saktë në pasimet, sidomos afër portës së tij. Por, përsëri rezultati u vulos në minutën e ’71, kur pas një kundërsulmi arriti të shënon braziliani Firmino.

Brazilin në këtë takim u paraqit me këtë formacion: Becker; Dani Alves, Marquinhos, Thiago Silva, Alex Sandro; Arthur, Casemiro; Gabriel Jesus, Coutinho, Everton dhe në sulm Firmino. Dyshja Jesus-Firmino ishin të pandalshëm për ekipin kundërshtar.

Ekipi I Argjentinës është paraqitur me këtë formacion: Armani; Juan Foyth, Pezzella, Otamendi, Tagliafico; De Paul, Paredes, Acuna; Lionel Messi, L. Martinez dhe Aguero.  Dyshja e shumëpërfolur Messi-Aguero, nuk arritën të tregojnë më të mirën në fushë, atë që janë mësuar të shohin shumë herë tifozët. Si zëvendësues u inkuadruan edhe Di Maria dhe Dybala, të cilët nuk arritën të ndikojnë në rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore, ekipi I Brazilit siguron vend në finale e 7 korrikut, ku pret fituesin e ndeshjes Kili-Peru që do të zhvillohet sontea në mesnatë.