Dëgjoi një talente duke kënduar më rrugë, ja çfarë bëri Rita Ora

Ritën e ka lënë pa fjalë talenti i një vajze.

Rita Ora së fundi ishte në veturë teksa u ndalua ta dëgjonte duke kënduar një vaizë me zë shumë të bukur, shkruan lajmi.net.

Rita e filmoi atë nga dritarja e veturës, ndërsa tha se po këndon shumë bukur.

“Pak nga talenti i bukur rrugës për në shtëpi nga xhirimet sontme, ti këndon shumë mirë vajzë”, ka shkruar këngëtarja.

Ndërsa kur pa se u mblodh publiku rreth saj, Rita shkroi “Po, më pëlqen ta shoh këtë”. /Lajmi.net/