Davutoğlu jep dorëheqje nga AK Partia

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu, emri i të cilit u dërgua në Bordin Qendror Disiplinor me kërkesën përfundimtare për përjashtim, dha dorëheqje nga anëtarësia e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media nga zyra e tij e punës në Beysukent, Davutoğlu tha se AK Partia i ka ofruar shërbime të mëdha vendit që nga themelimi i saj.

“Faktori më i madh që e bën këtë lëvizje të gjallë është se ajo është e denjë për burimin dhe lutjen e shpresës së popullit”, tha Davutoğlu dhe falënderoi bashkëpunëtorët e deritanishëm.

Krahas Davutoğlu-t, nga AK Partia kanë dhënë dorëheqje edhe Ayhan Sefer Üstün, Selçuk Özdağ, Abdullah Başçı, Nedim Yamalı, Selim Temurci dhe Feramuz Üstün.