DALIN PAMJET E PARA TË FILMIT MË TË RI TË “JAMES BONDIT”

Një video një minutshe tregon skena nga filmimi në Ishujt Karaibe.

Vazhdimi i ri, megjithatë, ende nuk e ka marrë një emër, prandaj tani për tani njihet vetëm si “Bond 25”.

Në film, regjisor i së cilin është Cary Joji Fukunaga, Daniel Craig, edhe pse kishte informata kontradiktore, u kthye në rolin e agjentit më të famshëm të filmit në botë.

Filmi i fundit u shoqërua me disa aksidente. Kështu, “shpërthim i kontrolluar”, në fillim të qershorit, kishte lënë të plagosur një punëtor dhe ka dëmtuar disa objekte të studios “Pinewood”.

Në maj, Daniel Craig ishte vetë lënduar gjatë xhirimit të një skene, e cila gjë bëri që xhirimet të vonohen për disa kohë.

Ndryshe, “Bond 25” pritet të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemave në fillim të prillit të vitit 2020.