Çmimet e derivateve mbeten të njëjta

Çmimet e derivateve mbeten të njëjta, ndërsa prej në mesnatë shtrenjtohet vetëm mazuti M-1 HS për 1,877 denarë për një kilogram, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (ERC).
Me këtë vendim bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,97 për qind.
Çmimi i ri i shitjes me pakicë të mazutit M-1 HS është 40,424 denarë për kilogram. Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 mbetet 68 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 edhe më tej do të shitet për 70, EURODIZEL (D-E V) për 62,5, ndërsa Vaji Ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për54,5 denarë për litër.