Bujar Osmani edhe njëherë premton hapjen e kufirit Llojan Miratoc

Zyrtarët e BDI-së shumë shpesh kanë premmtuar hapjen e kufirit Llojan- Miratoc që një dekadë më parë, ku edhe erdhi reagimi i famshëm i plakut të Llojanit.

Sonte zëvendëskryeministri Bujar Osmani ulur krahas presidentit sërb Aleksandër Vucic ka premtuar edhe njëherë hapjen e kësaj pike kufitare.

“LAJM i MIRE: Sapo u dakorduam me Presidentin e Sërbisë Vuçiç për kufirin Llojan – Miratoc. Premtoi se menjëherë edhe Sërbia do e miraton memorandumin për hapjen e pikës kufitare me çka mund te fillojnë punët përgaditore!” shkruan Bujar Osmani.

Të shohim nëse këto që deklaron Osmani do të dalin të vërteta, ose ne duhet ti rikujtojmë atë çka plaku i Llojanit tha se mund të bëjnë zyrtarët e BDI-së për hapjen e kësaj pike kufitare.