Boki 13 shtrohet sërish në spital

Bojan Jovanovski- Boki 13 sot  është dërguar sërish në klinikën e Shkupit pas ankesave për gjendjen shëndetësore, thonë burime të Fokus.

Ende nuk dihet nëse Jovanovski do të mbahet në trajtim apo do të kthehet në burgun Shutkës.

Jovanovski ka kaluar disa kontrolle në klinikat e Shkupit që kur u mor në paraburgim, për shkak të dhimbjes që rezulton të jetë nga një  ndërhyrje qe ka pasur më herët.

Ai së bashku me Zoran Milevski Kiçeec dhe prokurorin special publik Katica Janeva janë të dyshuar në rastin “Reketi”.