Beni Kizolli: Kandidatët për deputet nga Lëvizja për Drejtësi në këto zgjedhje janë pjesë e listës së ndryshimit!

Në një prononcim për “Gazeta e Re”, kandidati për deputet nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Dr. Beni Kizolli tha se vetëm një vit, me durim, urtësi dhe punë arritëm të sqarojmë shumë paqartësi, të bashkojmë shumë zemra, të ndërtojmë një mendim dhe të marrim shumë vendim të rëndësishëm.

“Fushata parazgjedhorë po fillon në një vjetorin e Kuvendit të Lëvizjes për Drejtësi. Vetëm një vit, me durim, urtësi dhe punë arritëm të sqarojmë shumë paqartësi, të bashkojmë shumë zemra, të ndërtojmë një mendim dhe të marrim shumë vendim të rëndësishëm. Sot jemi Brenda lojës, që nga periudha e koalicioneve pas vendosjes së pragut zgjedhor, pavarësisht se ne shumë kishim punuar parazgjedhjeve, por vendimet e marruara neve pa dëshirën tonë na len jashtë loje. Kësaj radhe, jemi brenda lojës, edhe pse të lënduar, sepse koncepti ynë i organizimit ishte ndërtuar me katër kandidatë, tani jemi vetëm dy kandidatë,  vetëm ne të dy, kryetari dhe unë do të jemi pjesë e listës së ndryshimit”, theksoi Kizolli

Ai ndër të tjera theksoi se: Brenda një viti me aktivitet dhe qëndrimet tona si Lëvizje për Drejtësi, kontribuuam dhe ushqyem frymën e ndryshimit.

“Ndryshimi është e nevojshëm, sepse qytetarit do ua kthehet shpresa, ndryshimi është e nevojshëm, sepse kapja e shtetit do të c’kapet, tani vendimi ynë politik për bashkëpunim parazgjedhor me Lëvizjen Vetvëndosje duhet të konceptohet si rreshtim për ndryshimin. Kandidatët e Lëvizjes për Drejtësi për deputet, kryetari jonë Sylejman Çerkezi dhe unë në këto zgjedhje jemi pjesë e Listës së Ndryshimit. Kandidati i listës sonë zgjedhore për Kryeministër, Albin Kurti, është mundësi për ndryshimin. Por, ndryshimi nuk duhet të nënkuptohet ndryshim I figurave, e aktorëve politike. Ne duhet të ndryshojmë botëkuptimin qeverisës. Për këtë, ky ndryshim ka nevojë për ndërgjegjësimin politikes. Ne si Lëvizja për Drejtësi, përveç se do të kontribuojmë Listës së Ndryshimit, e përveç se do të përkrahim Kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin, ne  do të jemi edhe ndërgjegjja e skenës politike.

Politika në vend në mungesë së ndërgjegjes:

  • Abuzoi vullnetin e qytetarëve
  • Injoroi përkatësin shoqërore
  • Keqpërdori pasurin kolektive

Më shkurt, për pushtet shkartuan një shtet e një shoqëri. Për pushtet, dyfishuan dhe mbingarkuan administratën publike Për pushtet, shumëfishuam listën e veteranëve Për pushtet, ia falën borxhet e disa kompanive Për pushtet, ia falën 53 milion, për pushtet, i falën 8200 hektar tokë. Kërkesa jonë për përkrahjen e kandidatit për Kryeministër, Albin Kurti, dhe për kandidatët e Lëvizjes për Drejtësi në listën e ndryshimit, bëhet për një shtet të zhvilluar dhe për një shoqëri të emancipuar. Në i vlerësojmë vullnetin e qytetarëve dhe besojmë në fuqinë e tyre politike, besimi i qytetarëve ndaj nesh fillimisht neve do të na nderoj dhe me pas do të obligojë që të shërbejmë për një shtet të zhvilluar dhe një shoqëri emancipuar. /Gazetaere.com/