BDI-ja ka qëndrime më të qarta, partitë tjera të mjegullta

Emin Azemi
Përveç BDI-së e cila ka qëndrime më të qarta sa i përket veprimit të mëtutjeshëm politik, partitë tjera shqiptare duken më të mjegullta dhe më të rezervuara në shprehjen e qëndrimeve të tyre sa i përket metodologjisë së veprimit të mëtutjeshëm politik. Ato i bën bashkë vetëm një gjë – dëshira për të ardhë në pushtet. Përtej kësaj dëshire nuk shihet në horizont ndonjë energji lëvizëse që do ta bënte veprimin politik opozitar pjesë e kauzave sociale, politike e ekonomike të njerëzve të pakënaqur të këtij vendi. Në vend se ti bëjnë bashkë këto kauza, ato ende po operojnë me një diskurs mosbesimi në mes veti, … Kështu si po rrjedhin gjërat fitohet përshtypja se çdo njëra nga partitë opozitare shqiptare e projekton veten lidere të opozitarizmit këtu dhe mbi këtë ide ndërtohen narracionet për bashkëpunimet eventuale ndërpartiake. Sindromi i të qenit lider opozite dikund në një cepë province, po del të jetë shumë i kushtueshëm si luks fëminor përballë betejave politike që janë disa herë më të rëndësishme se bajraktarizmi politik…..
e.a
(Nga editoriali i radhës që botohet në nesër në gazetën KOHA të Shkupit)