A t’ka ba vaki me ra n’Dashni?



A t’ka ba vaki ty najhere me ra n’Dashni? 
Me t’u zane fryma e mos me dijte as emnin se qysh e ki? 
A t’ka ba vaki zemra me u lumnue e menja me fluturue, prej Dashnise? 
A t’ka ba vaki n’Emnat e Dashnise me andrrue, n’Emnat e Dashnise me vdek’ e aty me Jetue?

A t’ka ba vaki aq shume me Dashunue’ sa prej shpirti’ çdo copeze t’Vetes me u ba gati per me ndrrue?!

A t’ka ba vaki me u djege n’Dashni, me u paqtue e me lind’ perseri?

sivjet,

per nat’ e per dit’ 30 here pa pushue’ kam ra n’Dashni e jam harrue! Jam djegun’ e pervelue! jam idhnue’ e pajtue! Jam merzitun e paqtue! Jam rritun, e vogelue!

30 andrra i kam qendisun, 30 frigna tuj i grisun!

sivjet, Dashni’

Ty nuk t’zani as kodra e as Qielli’ 
veç zemres tem’ ku bante’ roje Dielli!

Sivjet,

Dashni’ per dite t’kam takue neper gishtat e grave qe ngjyheshin me bojna frutash e perimesh kur ishin tuj gatue!

Dashni te diftova tek te qarat e duarve qe s’rreshten se maruemi shpi -shpirti prej miellit, ujit, krypes e sheqerit!

Dashni, t’pash n’zemrat e agjeruesve qe i vune fre’ gjuhes e synit! N’loçke t’plakut qe nuk u dorezue asnji dakik … tek lumtunia e fmijeve kur u qepej iftari e nuk lane syfyr me ju ik …

Te gjeta tek krahnori i djalit’ kur oda i mushej me miq e mante arome’ erezash t’malit!

Dashni’

Ti jetove madhnueshem n’Frymen e gruas qe udhetonte per tek Ty’ permes lutjesh e perpjekjesh!

Dashni’ na i rrotullove zemrat tuj i kthye vetem kah AI!

Dashni’ 
a bahet me nejt’ e mos me na braktisun’ 
Nana’ ka me te ruejt’ e ka me sajdisun’ 
tana zemrat kane me t’perthekue
se egot’ veç jane molisun!

Rri Dashni’ 
n’konak t’Hanes’ 
Rri pashe syte’ 
me i knue zemrat’
me tomel t’nanes!

Shkruan: Fjolla Spanca