1500 tituj të rinj, në Panairin e Librit në Prishtinë

Në Prishtinë është bërë hapja e edicionit të 21-të të Panairit të Librit, ku po marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.
1,500 deri 1,700 tituj të rinj do të jenë pjesë e këtij panairi. Numri i titujve të viteve të fundit është rreth 5,500, transmeton albinfo.ch.
Edon Zeneli, njëri prej organizatorëve të Panairit, tha se ky event synon ta kthejë numrin e lexuesve, pasi thotë se Agjencia e Statistikave të Kosovës flet se numri i lexuesve ka rënë për 120 mijë.
Panairi është pjesë e 20 aktiviteteve kulturore, sportive e inovative për përkujtimin e 20-vjetorit të Çlirimit të qytetit të Prishtinës.