12 vite burg për ish- ministrin Saimir Tahiri

12 vite burg kërkoi sot Prokuroria e Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm.

Në pretencën e dhënë gjatë ditës së sotme Tahiri ishte i pranishëm së bashku me avokatin e tij Maksim Haxhia.

Ish- ministri akuzohet për “trafikim të narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Ndërsa në të njëjtën dosje janë edhe Jaeld Çela, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Bode, ish-oficer policie dhe Gjergj Kohilën ish-oficer policie.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar më parë kërkesën e ish-ministrit për gjykim të shkurtuar.